Jacques Prévert: Unë di të them të dua, por të dashuroj nuk di…

Foto ilustrim

Unë di të them Të dua
por të dashuroj nuk di
Me zemrën tënde rubin
ç’kam bërë unë vallë?

Me dashurinë kam luajtur
pa ditur fare të luaj
me zemrën tënde rubin
ç’bëra me të unë?

Qelqi u thye
dyqani i mbyllur
sateni i shqyer
peshtafi i shtypur.

Unë doja të të kisha
doja të të zotëroja
Luaja me dashurinë
por vetëm bëra hile.

Me zemrën tënde rubin
ç’bëra unë me të?
Tani është tepër vonë
gjithçka u vodh.

Këtë zemër rubin
Kujt t’ia besoj
Askush s’ta pranon
Dashurinë e vjedhur.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA “MISTERIOZE” E VDEKJES SË VËLLAIT TË BUJAR LAKOS DHE NJË LETËR E RRALLË DREJTUAR EDI RAMËS