Princesha Diana: Nëse je me fat sa të gjesh dikë që të don, atëherë këtë njeri duhet ta mbrosh…

princesha diana

Diana, princesha e Wellsit

Disa nga shprehjet e saj.


Një këshillë për William: “I thashë William: nëse gjen në jetë dikë për me e dashtë atëherë mbaje fort. E në qoftë se je aq me fat sa të gjesh dikë që të don ty, atëherë këtë njeri duhet ta mbrosh”.

Unë i baj gjanat ndryshe sepse nuk ndjek manual, sepse drejtohem nga zemra jo nga koka, dhe në fakt kjo gja më ka kriju shumë probleme në punën teme, e pranoj.

Due që fëmijët e mi të mësojnë me i kuptu emocionet e njerëzve, pasiguritë e tyne, shqetësimet, shpresat dhe andrrat e tyne.

Ban vetëm çka të thotë zemra.

Ban një akt bamirësie rastësisht, pa pritë shpërblesë dhe të jesh i sigurtë se një ditë dikush tjetër ka me ba të njëjtën gja për ty.

Jeta asht veç një udhëtim.

Përktheu: Arjola Zadrima

ObserverKult

————————————————

Lexo edhe:

PRINCESHA DIANA: KUSH DO TË JEM NËSE QËNDROJ?

– Mbretëresha Hipolita: Ti e di që nëse zgjedh të largohesh, mund të mos kthehesh më kurrë. – Princesha Diana: Kush do të jem nëse qëndroj?

– Kryeni një akt të rastësishëm mirësie, pa shpresë për shpërblim, të sigurt duke ditur se një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.

– Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por unë jam kështu.

– Ata thonë se është më mirë të jesh i varfër dhe i lumtur se sa i pasur dhe i mjerë, por si thua për një kompromis si mesatarisht i pasur dhe thjesht me humor?

– Sëmundja më e madhe sot është ndjenja e të qenit i padëshiruar. Njerëzit kanë nevojë të dashurohen, pa dashuri njerëzit vdesin.

– Bëni vetëm atë që ju thotë zemra.

– Secili prej nesh duhet të tregojë se sa kujdesemi për njëri-tjetrin dhe, në këtë proces, kujdesemi për veten.

– Do të doja të isha një mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por nuk e shoh veten si mbretëreshë e këtij vendi.

– Nëse gjeni dikë që e doni në jetën tuaj, atëherë qëndroni pas asaj dashurie.

– Kur je i lumtur, mund të falësh shumë.

– Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.

– Dua të futem në një dhomë, qoftë një bujtinë, për ata që po vdesin ose një spital për fëmijët e sëmurë, dhe të ndjej se jam i nevojshëm. Unë dua të bëj, jo vetëm të jem.

– Të gjithë duhet të vlerësohen. Të gjithëve duhet t’i jepet mundësia të kthejë diçka.

ObserverKult