Nga Dean Burnett
Schadenfreude, përvoja e kënaqësisë ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, është një emocion shumë i zakonshëm. Mund të duket si shpirtligësi, dhe madje si hakmarrje, por nëse jeni ndjerë ndonjëherë në faj për kënaqësinë që keni përjetuar me veten kur dikush tjetër ka dështuar në diçka, mos jini shumë të ashpër me veten.
Schadenfreude, është rezultat i disa proceseve të rrënjosura thellë, të cilat i ka përjetuar truri i njeriut prej miliona vjetësh gjatë zhvillimit të tij. Para së gjithash, qeniet njerëzore janë speciete për sociale madje, disa shkencëtarë na etiketojnë si “ultra–socialë”.
Ne jemi vazhdimisht të interesuar mbi njerëzit e tjerë, mbi marrëdhëniet tona me ta dhe më e rëndësishmja në këtë kontekst edhe mbi statusin tonë shoqëror, kjo e fundit është kryesore në këtë aspekt. Po ashtu ne njerëzit jemi instiktivisht të vetëdijshëm mbi hierarkinë e përgjithshme. Renditjen dhe pozicionin tonë brenda saj.
Në nënvetëdijen tonë ne duam që të jemi të pëlqyer, të respektuar, të jemi në majë kjo është një pjesë e mirë e mënyrës sesi e kuptojmë vendin tonë në këtë botë dhe shpjegon shumëçka nga sjellja dhe motivimi ynë. Ekzistojnë shumë mënyra për ta përmirësuar statusin shoqëror.
Ju mund të keni arritje të mëdha në fushën e sportit, të keni sukses në punën tuaj të keni shtëpinë më të madhe dhe më të mirë në lagje, të keni pajisjen më të fundit të teknologjisë, rezultatin më të lartë në lojën e famshme “Fortnite” etj.
Sido që ta arrini atë, fakt është që ngritja e statusit tuaj shoqëror ju bën të ndiheni mirë. Pasi kur e bëjmë këtë gjë, ajo nxit në trurin tonë shtigjet e shpërblimit, të cilat krijojnë ndjesinë e kënaqësisë. E vërtetë është edhe e kundërta: studimet kanë treguar se pasja e një statusi shumë të ulët shoqëror. Është shumë stresuese dhe e keqe për mirëqenien tuaj psikologjike.
Por për shkak se gjithçka është subjektive dhe relative, një nga mënyrat për të përmirësuar statusin tuaj shoqëror, është rënia e statusit social të dikujt tjetër prandaj, kur shohim që dikush përfshihet në situata të sikletshme dhe për pasojë e humb statusin shoqëror, ne mund të përjetojmë një kënaqësie të madhe ndërsa ngrihet statusi ynë, pa asnjë kosto për ne dhe kjo quhet schadenfreude.
Gjithsesi, kjo dukuri nuk ndodh sa herë që dikush zhytet në telashe zakonisht, kjo duhet të jetë proporcionale, dhe shpesh viktima është dikush që “në një farë mënyre e meriton”.
Për njerëzit simpatikë dhe të pëlqyeshëm në komunitet, është rrallë e këndshme kur përjetojnë fatkeqësi, edhe nëse ata janë me status social më të lartë. E gjitha kjo buron nga një tendencë tjetër e rrënjosur thellë e trurit të njeriut: Truri ynë ka evoluar për të supozuar se bota është një vend i drejtë, edhe nëse dëshmitë aktuale për këtë janë të kundërta.
Truri ynë i përgjigjet ndershmërisë dhe drejtësisë së perceptuar, ashtu siç bën ndaj ngritjes së statusit shoqëror pra, kur dikush të cilin ne e konsiderojmë se ka një status më të lartë, dhe që e ka arritur ndoshta statusin e tij nëpërmjet mjeteve që ne i konsiderojmë të padrejtë, pëson një dështim të rëndë në mënyra që e ulin pozitën e tij në krahasim me tonën, kjo gjë prodhon një koktej të ndjenjës së drejtësisë, me zero kosto për ne. Parë në këtë mënyrë, do të ishte më befasuese nëse truri ynë nuk do ta shijonte atë moment./ “Science Focus” – Bota.al
ObserverKult
————–
Lexo edhe:
AL PACINO: KURRË MOS U BASHKO ME DIKË TJETËR PËR TË DALË KUNDËR FAMILJES…
ObserverKult ua sjell disa nga thëniet e Al Pacinos të thëna në filma, por edhe në intervista të ndryshme:
“Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër”.
“Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim”.
“Kam mësuar të jetoj pa anonimitet. Nuk kam qenë në një dyqan ushqimesh ose metro për vite me radhë, është e vështirë për fëmijët e mi të dalin në publik me mua. Fama është ndryshe tani nga sa ishte 20 vjet më parë – unë nuk e di se çfarë dreqin është ajo tani. Nëse kam një kohë të lirë për të qenë diku pa u njohur, ky po që është luks”.
“Ishte gjyshi im, James Gerardi, që më mësoi dashurinë për punën. Ai bënte çdo lloj pune, puna ishte gëzimi i jetës së tij. Kështu që unë u rrita duke mësuar ta dua punën. Është gëzimi i punës ajo që më shtyn përpara në jetë”.
“Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme”.
“Politika dhe kri mi janë e njëjta gjë”.
“Unë nuk jam i mangët në miq. Ne të gjithë mund të jemi të zënë në jetën tonë. Karrierën tonë, por unë gjithmonë kam kuptuar se njeriu e ka të nevojshme miqësinë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FADIL HALIMI: VETMIA SI FAT E SI MALLKIM
Mos u frikëso, e dashur
Me vetminë do të mësohemi
Si fat e si mallkim
E vetmuar është edhe hëna
Që e sjell krejt botën në vetull
Ajo të forcon
Me mbërri deri në breg të harrimit
Shpërfaqet si në një gropë të madhe
Si në një varr të heshtur në borë e në shi
E vetmuar
ka mbetur edhe ora e kurdisur
peng në dorën tënde
Ajo nuk është ëndërr e bukur në fluturim
Është fat dhe mallkim.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult