Jam këtu Inezilda
Pranë dritares ku fle ti
E mbuluar është Sevilia
Në mjegull e qiej gri!
Mbështjellë në pelerinë
S’pyes vdekje as perëndi
Me shpatë e mandolinë
Poshtë dritares ku fle ti.
Ti fle, kitara qanë
Të zgjon me serenata
Një plak rrëzohet pranë
Për të ç’më duhet shpata ?
Konop mëndafshi kam hedhur
Tek parmaku yt i vjetër.
Pse vonon, pse rri e heshtur
Mos pret një bandill tjetër ?
Jam këtu Inezilda
poshtë dritares ku fle ti
Mbuluar është Sevilja
Në mjegull e qiej gri!
Përktheu: Servet Bytyçi