Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Shkëlqim Çela.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk ekziton.
Cila është frika juaj më e madhe?
Zhbërja e civilizimit perëndimor.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Michel Houellebecq.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Me askënd.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Komformizmi.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Mosmirënjohja.
Në cilat gjëra e teproni?
Mirënjohjen.
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
E mira e tim biri.
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Valencia, Spanjë.
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
“O llah”.
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Po ta thosha, nuk do të klasifikohej në pyetjen më lart.
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Letërsia e mirë.
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Dimërim.
Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Do të doja të isha rreth 10 cm më i lartë në shtat.
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Mbarimin e dy gradave (PhD dhe Master) ne dy fusha të ndryshme (ekzakte) në Universitetin e Georgia-s, USA, për 4 vjet e gjysmë.
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Asgjë. Realitetet paralele i dua vetëm si kusht letrar.
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Nuk do të doja të kthehesha më. Vetja ime në kohën dhe hapësirën “e caktuar” për mua është shterruese.
Cila është gjëja më e shtrenjtë që e posedoni?
Sipas një rrëfenje popullore, që ma ka treguar im atë, “gjëja e mirë nuk tregohet”.
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Barazitizmin e bazuar në vobektësi.
Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Mesdheun europian!
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Burrërinë morale.
Çfarë vlerësoni tek një femër?
Inteligjencën e mirëpërdorur.
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Ismail Kadare i para 90-tës.
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Nuk kam të tillë.
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Shkrimtarinë.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Në gjumë.
Cila është motoja juaj?
“Meqë brenga është burimi i gëzimit, mos vajto.”/ Gazeta Observer