Pyetësori i Prustit: Aurita Agushi

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet aktorja Aurita Agushi.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Idea ime për lumturinë e përkryer është intelegjenca emocionale.

Cila është frika juaj më e madhe?
Humbja e ndonjërëve prej më të dashurve të mi.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nëna ime është personi i gjallë që unë e admiroj më së shumti.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Hasan Prishtina.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Ndjeshmëria e tepër që herë-herë më duket se më kalon në patetizëm.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Arroganca është ajo që se duroj dot.

Në cilat gjëra e teproni?
Në kujdesin e tepërt për të tjerët.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Vetëm për Gloriozën dhe Heliantën do të detyrohesha të gënjej.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Te qenit nënë dhe aktore.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Faleminderit.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Nëse ndonjëherë kam mundur ta ndihmoj dike dhe nuk e kam bërë menjëherë, por e kam lënë dhe për tjetrin është bërë vonë.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Glorioza dhe Helianta janë dhe do mbeten dashuria ime me e madhe deri në frymën time të fundit.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
E ekulibruar.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Do të kisha dashur sikur të kisha mundur ta ulja dozën e sinqeritetit.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Emrin e mirë të cilin do t’ua lë trashëgim vajzave të mia.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Të jetosh pa pendesë duhet përvojë dhe talent, mendoj se i kam dyjat (me ndjeni për jo modestinë ) andaj asgjë.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Edhe 10 herë po të kthehesha  do të kërkoja të kthehem si femër dhe si Auritë.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Shëndetin, falë Zotit.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Mediokritetin.

Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Romë që të zgjohesha çdo ditë e rrethuar me madhështinë e saj.

Cila është cilësia juaj më e veçantë?
Mendoj se jam shumë humane.

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Mençurinë.

Çfarë vlerësoni tek një femër?
Bukurinë që buron nga brendësia e saj.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Gabriel Garcia Marquez.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Prindërit e mi.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Të mund të këndoja si Nina Simone.

Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke iu rrëfyer përralla mbesavedhe nipave të mia.

Cila është motoja juaj?
“Më shumë se fat, jeta shpeshherë eshte zgjedhje “./ Gazeta Observer