Që të kemi sukses, duhet që pikësëpari të besojmë se mundemi…

ObserverKult ju sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

Kam vënë re se, sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam!/ Thomas Jefferson

Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk e bëjnë dot. Mos uro “Ah, sikur të ishte më e lehtë”. Uro që të jesh më i mirë se sa je!/ Jim Rohn

Po të shikosh me shumë kujdes, shumica e sukseseve “brenda natës” kanë ndodhur pas një përgatitjeje shumë të gjatë./ Steve Jobs

Nuk ka sekrete për suksesin. Eshtë rezultat i përgatitjes, punës së palodhur, dhe mësimit nga dështimet./ Colin Powell

Që të kemi sukses, duhet që piksëpari të besojmë se mundemi./ Nikos Kazatntzakis

Nuk kam ëndërruar asnjëherë për suksesin. Kam punuar shumë për ta arritur atë./ Estee Lauder

Çdo ditë është një mundësi e re. Mund të ndërtosh mbi suksesin e të djeshmes, ose mund të lësh pas dështimet e saj dhe të fillosh nga fillimi./ Bob Feller

ObserverKult