Qerim Ujkani: Ti ke lindur para lindjes sate…

Ti ke lindur para lindjes sate
Dhe të njohin të gjithë dashnorët e vdekur
Je ngapak në secilin takim
Të gjitha pritjet janë plot me ty
Sepse ti je pjesë e të gjitha dashurive
S’ka shikim të nxehtë që s’është edhe shikimi yt
As dorë të zgjatur që nuk shtrihet edhe kah ti
As heshtje të zjarrtë që nuk është edhe heshtja jote
Kur buzët shafiten në dëshirë
Qeshja jote është në të gjitha qeshjet e bukura
Dhe loti yt lot i vajtimeve të tjera
Të gjithë sytë e dashur janë në sytë e tu
Dhe ti shikon prej çdo balli të flakëruar
Në premtim të shpresës së mirë
Je cak i ëmbël i qarkullimit të gjakut
Askush nuk kthehet i gëzuar pa u kthyer edhe te ti
Pse je pikë magjike ku të gjitha gjërat
Ndahen për t’u takuar përsëri
Pse je bukuri
Magji.

*Titulli i origjinalit: “Letra”

ObserverKult


Lexo edhe:

QERIM UJKANI: KAM PAK DASHURI TË TË DASHUROJ…