Qyteti ‘i mbytur’ ku fshihen anije ushtarake dhe varre greke

Zhytësit e një misioni egjiptian dhe francez, udhëhequr nga Instituti Evropian për Arkeologjinë Nënujore, kanë zbuluar mbetje të rralla të një anijeje ushtarake në qytetin antik të fundosur Thônis-Heracleion – dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe.

Qyteti, i cili kontrollonte dikur hyrjen në Egjipt në grykën e një dege perëndimore të Nilit, dominoi zonën për shekuj me radhë, para themelimit të Aleksandrisë. I shkatërruar dhe i fundosur, së bashku me një zonë të gjerë të deltës së Nilit, nga disa tërmete dhe valë baticash, Thônis-Heracleion u rizbulua në 2001 në gjirin Abu Qir pranë Aleksandrisë, tani qyteti i dytë më i madh i Egjiptit, transmeton ‘a2news.com’.

Një studim paraprak, tregon trupin e anijes me fund të rrafshët rreth 25 metra, me lopata dhe një velë të madhe, e ndërtuar sipas traditës klasike dhe gjithashtu me tipare të ndërtimit egjiptian antik.

Në një pjesë tjetër të qytetit, zhytësit zbuluan mbetjet e një zone të madhe me varre greke, që datojnë që nga vitet e para të shekullit të 4 para Krishtit.

“Ky zbulim ilustron qartë praninë e tregtarëve grekë që jetonin në atë qytet. Ata ndërtuan vendet e tyre të shenjta afër tempullit të madh të Amunit”, tha Ministria vendase e Turizmit, duke shtuar se grekët u lejuan të vendoseshin atje gjatë dinastive të vona faraonike.

LEXO EDHE: Qyteti legjendar: Ja cila është historia e vërtetë e Trojës