Rabindranath Tagore: Nuk mund ta mbaj mend nënën time

Poezi nga Rabindranath Tagore

Nuk mund ta mbaj mend nënën,
por nganjëherë në mes të lojës
një melodi duket sikur rri pezull mbi lodrat e mia:
Një melodi e harruar që ajo e kishte aq për zemër,
teksa tundte djepin.

Nuk mund ta mbaj mend nënën time,
por nganjëherë në një ag vjeshte
aroma e jaseminit më mbush dhomën,
si aroma e shërbesës së mëngjesit në tempull
dhe vërshon mbi mua si parfumi i nënës.

Nuk mund ta mbaj mend nënën time,
por ende nganjëherë nga dritarja e dhomës së gjumit,
kur ngre sytë drejt tendës së madhe blu të qiellit
dhe ndijoj në fytyrën time vështrimin e saj të qetë,
atëherë ndiej hirshmërinë e saj të pushtojë qiellin.

Në shqip: Irena Dono

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS / PROGRAMI…