Zot: erdhi koha. Vera ishte e madhe.
Shtri hijet tuaja mbi ditën,
e mbi fusha erërat lësho.
Urdhëro frutat e fundit të piqen;
jepu edhe nja dy ditë të ngrohta jugore
bëji të mbushen plot, e nga ëmbëlsia e tyre e fundit
nxirr venë të rëndë.
Kush tash nuk ka vatër, nuk do ta ketë.
Kush tash është vetëm, do mbetet gjatë ashtu.
Natën vonë do zgjohet, të lexojë, letra të gjata të shkruajë
e do endet rruginave të errëta
i paqetë do sorollatet, teksa gjethet në ajër pluskojnë.
Përktheu: Gëzim Aliu