Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Mrekullia ka emër” të interpretuar nga Endri dhe Stefi Prifti. Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Armenida Qyqja, kurse muzikën Edmond Rrapi.
Teksti i këngës
Dua… traziren që sjell në sytë e tu,
Fjalët që udhëve të ngatërrohen,
Asgjë s’të them, të fshihem diku,
I lutem Zotit të mos mbarohen
Dua veten time kur luan me ty
Dhe ty që kurrë nuk zemërohesh,
M’i fal të tëra dhe me dritën në sy
Pa kushte tek unë dorëzohesh…
Mrekullitë e botës i njohim të gjithë,
Por unë kam një timen, pa emër,
Me ty dhe mua rritet çdo ditë,
Dhe pse unë fshehur e mbaj në zemër…
ObserverKult
Lexo edhe:
Armenida Qyqja: Në gjuhën shqipe dashuria dhe dhembja flasin më ëmbël…






