Rainer Maria Rilke: Si mund ta mbaj shpirtin tim?

ti ke

Si mund ta mbaj, pra, shpirtin tim
që mos e preke tëndin? Vallë si
ta ngre mbi ty të gjej gjë më të mirë?
Ah, do ta fshihja shpirtin pa ngurrim
pranë diçkaje të humbur në erresirë,
a në vend të huaj në qetësi,
që të mos dridhet, kur ti dridhesh në thellësirë.
Porse gjithçka që ne na prek, mua dhe ty,
si ndonjë hark lodron me ne të dy
dhe nga dy tela nxjerr një zë ai.
Në ç’instrument jemi tendosur ne?
Ç’artist na mban në dore dhe i bje?
o këngë e ëmbël, ti.

Përktheu: Petraq Kolevica

LEXO EDHE: Rainer Maria Rilke: Më digjte në zemër