Recetë për njerëzit e mirë e të lirë: Qeshni…qeshni me za të lartë, qeshni me shpirt!

Nga Bislim Ahmetaj

E kam një mesazh të rëndësishëm, për ju miqtë e mi, për të gjithë njerëzit e mirë.
Është i thjeshtë, i mundshëm dhe shumë efikas:
Qeshni, qeshni me za të lartë, qeshni me shpirt, qeshni deri sa t’ju dhëmbin brinjët.
Ani pse mund t’i dukeni dikujt si budallenjë, s’ka gja, mund t’i bani edhe ata me qeshë dhe i çlironi sadopak prej prangave të injorancës dhe vetmisë.
E qeshura me shpirt është ilaç fantastik. Shëron ankthin, makthin, frikën, çliron shpirtin prej prangave të inferioritetit.
Besomëni e kam nga përvoja ime, por edhe nga eksperienca e njerëzve të shquar të botës së humorit.
E qeshura është jetike për një shëndet të mirë e të qëndrueshëm. Njeriu që nuk qesh i ngjan një makine që harxhon vaj dhe papritur djeg motorrin.
Zemra që nuk qesh pushon së rrahuri…
Ndaj qeshni o njerëz të mirë, o njerëz të lirë…/ ObserverKult

ObserverKult