Rexhep Selimi: Atdhe e lot

Atdhe i kohëve të lashta të reja
Unë të dua
Dhe në kujtime mes gjërave të tua
Gjej bukurinë time të amshueshme
Zë i pambrojtur i ndaluar
Nga dora e zezë që më privon nga jeta
Më jep fuqi
Ma fshij gjakun
Pikë loti
Hijeshon plagën
Ti asnjëherë nuk mbetesh i harruar
Loti
Nuk dëshmon veç dhembjet psherëtimat
S’derdhet veç nga gëzimet
Unë të dua
Ti më shfaqesh në ëndërr
Dhe të ngre në qiell mes reve
Atdhe
Kaq pak mund të flas për dashurinë
Që ndiej ndaj teje.

ObserverKult

Kliko edhe:

REXHEP SELIMI: TË HARROSH VDEKJEN