Rexhep Shahu: Gjithmonë kam dashtë të më duash…

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.

Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.

Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.

Krahët e ëndrrave janë ndryshkë
I pashë në sytë e tu në breg të detit
Si krahë avionësh të Luftës së Dytë
Braktisë nga lufta e dashuria.

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Në qiejt e syve tu…

ObserverKult


Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: NDOSHTA MË KE DASHTË

Dikur besoja se në çdo vend që të puthja mbinte nga një lule
Dhe ti bëheshe tufë lulesh shumëngjyrshe.
Në krahët e tu që po thahen, në duart e tua që puthja e ia mbështillja fytyrës
Ka filluar vyshkja, po plasaritet lëkura
E ashpër e krahëve tu që ma gërvisht qafën e kujtimeve.
Ku vija bërrylat e duart të duket se po bëhen gropa në tavolinën para teje
Ti rri e i pastron vendet ku vija duart e nuk fshihen gjurmët e mia
Se duart e buzët i vija dhe në gjinjtë e tu, në kofshët e tua
E s’ka lot që i lan ato gjumë malli.
Sendet e vendet dhe vetja jote kanë filluar me tu dukë pa vlerë
Tash që jam larg teje e vetes drejt të shumtëve
Mungesa jote që më ka zënë frymën dhemb sa vetmia, deri në qiell.
Ti vështron gjurmët e këpucëve të mia që nuk duken, shenjat që kam lënë në dysheme
Gjurmët e hapave që kam lënë kur ecja nëpër vend e rrija me ty

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult