Poezi nga Rexhep Shahu
Nuk di ta shpjegoj pse të dua, siç nuk di
Pse trëndafili ka aq petale sa ka,
Siç nuk di pse shiu ka aq shumë pika
Dhe derdhet në atë mënyrë nga qielli,
Siç s’di ku vlon loti që del i nxehtë,
Pse bora e ka lulen aq të bukur,
Siç nuk di pse ka ditë dhe natë,
Pse ditën nuk i shohim yjet,
Pse deti fle ndonjëherë dhe lumi s’fle kurrë.
Nuk di ta shpjegoj pse të dua,
Siç nuk di pse ecim me këmbë e jo me duar,
Pse zogjtë fluturojnë në qiell dhe nuk ecin me këmbë atje,
Pse njerëzit nuk fluturojnë edhe pse kanë krahë.
Lulet e fjalëve i merr era
Mos harro: të dua.
(Nga libri: “Qyteti i lutjeve”)
ObserverKult
Lexo edhe:
SHAHU: NUK E KAM LËNË VETEN PENG ASKUND – MË UDHËHEQ FEJA E DASHURISË…
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Rexhep Shahu.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
– Nuk e kam idenë se si e çfarë mund të jetë lumturia e përkryer, nuk besoj në lumturi të përkryer, por besoj në çaste që të lënë pa frymë e të krijojnë idenë e lumturisë, ose të bëjnë të besosh tek lumturia.
Ti jem mirë me shëndet (kushti i parë, kushti i kushteve për gjithë fjalët që do them në këtë intervistë) dhe t’i kem mirë me shëndet dhe të realizuar njerzit e familjes, njerzit që dua dhe si çast dua të jem diku ku nuk ka fare zhurma as vështrime kuriozësh, të shihem në sytë që dua, të dëgjoj të qeshurën që dua, të harrohem duke ëndërruar dhe as zogjtë as era mos të ma prishin ëndrrën. Këto do të ishin çaste lumturie.
Besoj në mënyrë të palëkundur se lumturia ka të bëje më shumë se me çdo gjë me dashurinë, në mos vetem me dashurinë, e cila besoj thellësisht se është e vetmja fe e përjetshme e njerzimit. Të tjerat janë përralla, ideologji, dogma kundër dashurisë. Njeriu është krijesa siperane që zoti i dha fytyrën e tij dhe u trupëzua në të. Dashuria si fe e ruan njeriun dhe e bën të lumtur. Fetë e tjera e bëjnë kafshë me formë njeriu…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU