Rexhep Shahu: Po vdes kjo mbrëmje po vdes për ty…

Po vdes kjo mbrëmje kështu ngadalë
Me sy të përlotur se s’erdhe ti
Po vdes siç vdesin orët dhe yjet
Por si vdes mbrëmja ti nuk e di.

Po vdes kjo mbrëmje po vdes për ty
Dielli i gjallë po mbytet në det
Për mungesën tënde nata mban zi
Zi të gjatë një jetë.

Po vdes kjo mbrëmje dalëngadalë
Deti nga dhimbja më hyn në gji
Si ta shëroj detin që s’thotë asnjë fjalë
Si ta shëroj detin pa ty.

Kjo verë mërzie

ObserverKult

Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: TI JE SHPIRT
REXHEP SHAHU: TI MOS U TRISHTO