Të ndiej çmendurisht
Aty poshtë,
Poshtë meje
Ku pulson
Aty
Është rrokullisur
Ajo masë mishi e rrumbullakët
Si koka e bebes
Kur i vjen koha të dalë
Prej vrime
Së bashku me gjakun
E ujërat
Që jetë i dhanë…
Nga dhimbja e dëshirimi
Për ty
Hapem dhjetë centimetra
Marr e jap frymë
Rënkoj zëmbytur
Shpirtin shkul
Përposhtë shtyj
E kur e ndiej
Se mirësevjen
Mbi çarçaf
E derdh.
Oh i dashur
Truri im është ky
Në duart e mia
Larë në gjak?
……………………….
E mundur qenka të mendoj
Me trurin jashtë.