Rita Petro: Faleminderit që më bëre grua, o zot! (Video)

UNË DHE JU GRA
Kemi një gjë katërcipërisht të përbashkët
VAGINËN, dhuratën hirëplotë që na e fali Zoti;
Edhe kur na e pështyjnë, njollosin e përbaltin
Kemi një gjë të përbashkët
VULLNETIN për ta pastruar e lyer me kremra e vajra erëmira;
Edhe kur duan të na e rrëmbejnë e të na e përdhosin me forcë
Kemi një gjë të përbashkët
GUXIMIN për ta mbrojtur edhe me jetën tonë;
Edhe nëse e humbim për një çast për shkak të pafuqisë femërore
Kemi një gjë të përbashkët
AFTËSINË për ta rigjeneruar e shenjtëruar sërish në brendësinë tonë;
Edhe kur e ndiejmë pushtetin e bukur mashkullor
Kemi një gjë të përbashkët
KËNAQËSINË për ta mirëhapur e mirëpritur në thellësi të saj;
Edhe kur na thërret instinkti amësor
Kemi një gjë të përbashkët
INTUITËN për ta lëshuar vezën farëpritëse gati për fekondim;
Edhe kur ndiejmë në brendësi pulsimin dhe goditjet e këmbkave nën bark
Kemi një gjë të përbashkët
GËZIMIN e çmendur që këlthet prej së brendshmi:
FALEMINDERIT QË NA BËRE NËNA O ZOT!

ObserverKult


Lexo edhe:

RITA PETRO: KY ËSHTË ARMIKU MË I MADH I PASIONIT TË DASHURISË