Ritfolk: Dëshirë dhe heshtje (teksti dhe kënga)

“Dëshirë dhe heshtje” nga Ritfolk

Tej dritareve është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina,
qyteti nis e del prej vetes,
në rrugë bredhin klube e makina.

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm,
s’është e thënë të jem as vet’ i dytë,
me miq të rastit po më mbushet nata,
një vënd do gjej ku të çlodh sytë.

Kam ftohtë e s’të shoh pranë,
mendoj, mendoj se si,
avujt e ngrohtë të frymës sime,
si zogj të bardhë e të verbuar,
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë dhe qetë këndojnë,
e unë, me sytë pak mbyllur rri,
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë,
këngën e hënës të brishtë si zanë,
që solle ti…

E di pse hesht hija ime,
e di që lotët s’flasin kurrë,
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia,
në heshtje këndojnë dhe ata si unë.

Pas pak ngadalë do të iki,
që lotët të shkoj t’i fshij diku,
këtu pranë, mbase atje larg,
pas pak ngadalë do kthehem unë.

Kam ftohtë e s’të shoh pranë,
mendoj, mendoj se si,
avujt e ngrohtë të frymës sime,
si zogj të bardhë e të verbuar,
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë,
e unë, me sytë pak mbyllur rri,
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë,
këngën e hënës të brishtë si zanë,
që solle ti…

ObserverKult


Dëgjo edhe:


JU KUJTOHET RITFOLK? PO KËNGA: MË DËGJO?…(TEKSTI DHE VIDEO)

ritfolk....



RITFOLK: NË KRAHË KAM NETËT QË ËMBËL MË VAJTOJNË (TEKSTI DHE KËNGA)