Riza Braholli: Ajo që humba

riza braholli të puthja

Poezi nga Riza Braholli

I humb
përherë i humb gjërat e bukura…
Vazo, pjata të çmuara më bien e thyhen
dhe flutura e zogj aq të rrallë,
më ikin nga duart e shpesh,
sa shpesh m’i kthejnë njerëzit krahët!

Që fëmijë i kam humbur
dhe prapë vazhdoj t’i humbas.
“Nuk je për gjë”, më thosh nëna.

Tani, çdo ditë
në tryezën e mëngjesit,
mbi gotën e çajit, avulli
luan me trajta, lakime trupash
e lugëza nëpër gotë
sjell e vërtit vetminë e trishtë
që sjellë më ka humbja.

ObserverKult


riza braholli të puthja

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: TË DESHA…! TË DUA!

Të desha…, unë e di sa të desha.
Sa fatin mallkoj që të njoha
Kur duhej të flisja unë heshtja
Tashti që të flas iku koha.

Të dua…, unë e di sa të dua
Me zërin tënd më flet heshtja
Më flet një shi i thërrmuar
Ca fjalë që i lyp vetëm zemra.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult