Riza Braholli: Më urre!

Riza Braholli

Nuk di ç’tё bёj akoma, tё mё urresh edhe mё,
tё ndizesh, shkrepëtish
rrufe tё pёrplasesh ndёr qiej,
mes rresh, siç di vetёm ti,
deri sa fuqi tё mos kesh,
deri sa urrejtja tё tё kthejё nё shi
e tё zvargesh fuqiprerё mbi xhama…

Mё urre deri nё nxjerrjen e syve,
a mbase nё prerjen e buzёve;
deri nё nguljen e njё kame nё gjoks,
nё nxjerrjen e zemrёs prej zgavrёs dhe
hakёrrimin ndaj saj, qё tё bёri pre
e tё rrёmbeu prej vetes si njё adoleshente…

Mё urre!
Ktheje kёtё natё
nё njё trup qё nё zemёr ka hakёrrimin…;
mbase, kёshtu, tё urrej edhe unё.