O nënë
eja të rrimë tek porta
tok,
me dorën tënde në timen.
Flasim për shpirtrat
për babin, po deshe;
tani jeni të dy.
Mbaj vesh,
po bien këmborët e muzgut.
Është koha kur vetëm përshpirtet
dhe shpirtin ia dorëzojmë tjetërkujt…
Unë e kam zgjedhur
do ta besoj vetëm ty…
Po ti, s’je;
ke shkuar me të,
me gjithë shpirtrat e tjerë
të ndezësh qirinjtë.
Në livadhet e purpurt të mbrëmjes
perëndimi sonte thërret mallet e mia
që s’i shova dot kurrë
për asnjërin prej jush.
ObserverKult
———
Lexo edhe:
RIZA BRAHOLLI: PA ASNJË ARSYE DO IK…