Riza Braholli: Ti zonjë atje larg…

Riza Braholli
Riza Braholli Mborja

Poezi nga Riza Braholli

Ti zonjë që prej fotos më vështron
prej syve po më zbras një kupë të trishtë
seç ke aty një shpirt që ngjyra ndërron
si qielli përmbi re që venë e vijnë.

Përse më jep mërzi që më helmon
më shfaqesh e palumtur atje larg
më jep një shkundulli, më hap një hon;
më lër të ndez një shpresë për ty në varg.

Më duket sikur botën ke harruar
harruar ke se ç’ngjyra fal ajo,
se jeta s’ësht’ veç ankth e një e shkuar
por buzë që pret buzë e puthje do.

E di që nuk të njoh; s’më njeh aspak
E mbase këto vargje janë tepri
Por ja që jam poet dhe hedh merak
kur shoh një sy që vuan e hesht si ti.

ObserverKult


Riza Braholli

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: MË IKE EDHE TI

Poezi nga Riza Braholli

Kur gjithë e më pak më duan shumë njerëz
dhe bota ime tkurret e tëra brenda derës,
nuk qe kaq e pamundur të m’ikje edhe ti;
dhe s’është e para herë që m’u në pik të verës
më sjell qielli furtunë, plot shira e stuhi,
më shtie nëpër pellgje me kaq humor të zi!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult