Po shkoj, Eliza në mërgim,
se vendi nuk më mban,
dhe fatin tënd, dhe fatin tim,
i ndan një oqean.
E rëndë ndarja sa një mal,
një mal që nuk ka shok!
Po s’ndahen zemrat mbushur mall,
kur janë shkrirë tok!
Në vendin tim e lumtur mbeç,
thesari im, thesar!
Më vjen një zë nga larg në vesh
ti s’kthehesh o qyqar!
Shtrëngimi i dorës sate vjen,
me mua në udhëtim,
trokitja e zemrës sime ngel
me ty në vendin tim!
Përktheu: Dritëro Agolli
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT BËRNS: SI TRËNDAFIL ÇEL DASHURIA
Poezi nga Robert Bërns
Si trëndafil çel dashuria,
Në mes të kopshtit tim,
Dhe si një këngë bukuria,
S’më ndahet në udhëtim.
Kjo bukuri mbi të gjitha mbetet,
Asgjë mbi dhe s’e tund,
Me mua ecën gjersa detet,
Të thahen gjer në fund.
Nuk thahen detet zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rëra në udhëtime,
Se rëra veç vrapon…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ROBERT BËRNSI VJEN I FRESKËT NË DORËN E LEXUESIT SHQIPTAR
(Ose “Tubë lulesh” plot aromë prej kopshtit të krijimeve të Robert Bërnsit)
Nga Besim Cengu
Të marrësh përsipër përkthimin e krijuesve të mëdhenj, që kanë bërë epokë në vendin e vet dhe që kanë përhapur ndriçimin kulturor artistik në shumë vende me talentin e tyre, së pari, është guxim, e, mandej edhe shërbim i çmuar që i bën vendit tënd, me të cilin komunikon me të njëjtën gjuhë dhe ke të njëjtën psikologji, kulturë e mentalitet.
Një prej sociologëve dhe publicistëve të shquar të viteve ’30, Branko Merxhani, nënvizonte se “ne (shqiptarëve) aktualisht na mungon auditori, d.m.th. lexuesi apo leximi, ndaj si detyrë imediate sipas tij duhet të jetë rritja e nivelit të arsimit, edukatës dhe mbi të gjitha e vetëdijes kolektive. Pa ndriçim kulturor të mendjes njerëzore nuk ka zhvillim. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë institucionin e auditorit, dmth leximit të dhe funksionimit të tij për rritjen e nivelit kultural të popullit.”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult