Nuk ishin sytë e saj të bukur blu!, poezi nga Robert Burns
Nuk ishin jo dy sytë blu
Që zemrën ma bënë hi,
As fytyrë e saj e bukur
Që më mban peng në robëri.
Oh ish buzëqeshja e ëmbël rrush
E dëlirë e pafaj
Oh ç’më dogji shpirtin prush
Vështrim i fshehtë i saj.
U treta, nga frika i pashpresë
I përbuzur, i mohuar.
U treta, pikë shpirti s’do më mbesë
I mjerë, i dëshpëruar .
Oh fat im, o dhembja ime
Pa mëshirë që do na ndajë
Por mbretëresh’ e zemrës sime
Do jetë gjithmonë kujtim’ i saj.
Kloris, jam i yti gjer në vdekje
Me pasion e i sinqertë
E dashurinë që ti më fale
As dheu nuk e tretë.
Je engjëll që kurrë s’do të harroj,
O dashuria ime e vjetër.
Pas Diellit që iku, perëndoi
Si ti s’vjen kurrë më tjetër.
Përktheu: Servet Bytyqi
ObserverKult
———————————–
LEXO EDHE:
Robert Burns: Po si guxon këtej të vish?
Lexo edhe:
ROBERT BURNS: LAMTUMIRË ELIZA, O SHPIRTI IM…
Lexo edhe:
ROBERT BËRNSI VJEN I FRESKËT NË DORËN E LEXUESIT SHQIPTAR
Sjellja e krijimeve poetike të poetit të madh skocez, Robert Bërns nga poeti dhe përkthyesi Servet Bytyqi është një kontribut i çmuar pasi i dhuron lexuesit shqiptar një “tubë lulesh” me plot aromë prej kopshtit të këtij poeti.
Bërnsi është i njohur te lexuesi ynë, pasi kemi pasë kohë pas kohe përkthime të vjershave të tij prej përkthyesve të njohur (Poradeci, Agolli etj), ndaj vëllimi i ri i këtij poeti të madh i përkthyer nga Servet Bytyqi vjen si një fllad ledhatues në dorën e lexuesit tonë.
tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult