Robert Frost: Mikja ime e Nëntorit

Nga Robert Frost

Brenga ime, kur është këtu me mua
mendon se këto ditë të zymta me shi vjeshte
janë të bukura siç mund të jenë ditët;
Ajo i do pemët e zhveshura, të vyshkura
dhe ecën shtegut të kullotës të pllaçuritur.

Kënaqësia e saj nuk më lë të zë vend,
Ajo flet dhe unë jam gati për ta dëgjuar;
është e gëzuar që zogjtë kanë ikur tani,
është e lumtur që grija e saj, e thjeshtë, e lëmuar
është kthyer ngjyrë argjendi me mjegullën çiftuar.

Pemët e braktisura, të shkreta,
toka e zbehur, qielli i rënduar,
bukuritë që ajo vërtet sheh,
mendon se s’kam sy për t’i parë
dhe më bën nervoz pse nuk i shquaj.

Jo dje po herët e kam kuptuar
dashurinë e ditëve të nëntorit
përpara se bora t’i ketë mbuluar,
por ishte e kotë t’ia tregoja asaj
që janë më të mira për t’ia lëvduar.

Përkthyer nga Kujtim Morina

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT FROST: TANI MBYLLNI DRITARET

Tani mbyllni dritaret dhe të pushojnë fushat
Nëse mundet edhe pemët të lëkunden pa zhurmë
Asnjë zog s’po këndon tani dhe nëse ndihet diçka
Të jem i përhumbur vetëm unë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

ROBERT FROST: RRUGA QË S’E MORA

Dy rrugë në një pyll të verdhë u ndanë,
E mjerisht të dyja s’munda t’i shkelë
E si një udhëtar, ndenja pashë matanë
Gjatë sa munda përmbi njërën anë
Deri ku rruga epej ne drizën dredhë;

Pastaj zgjodha tjetrën, drejt sa s’kish,
E mbase më e mirë m’u duk për sa kujtoj,
Se rruga e blertë do shkelur dyfish;
Megjithëse ai rrugëkalim sa ish
I kish rrëgjuar në të vërtetë njëlloj,

Dhe njësoj atë mëngjes rrugët u shtrinë
Gjethet s’i kish nxirë ende asnjë hap.
Eh, e lashë të parën për tjetër stinë!..

Poezinë e plotë e gjeni KËTU