Robert Frost: Tani mbyllni dritaret

robert frost

Nga Robert Frost

Tani mbyllni dritaret dhe të pushojnë fushat
Nëse mundet edhe pemët të lëkunden pa zhurmë
Asnjë zog s’po këndon tani dhe nëse ndihet diçka
Të jem i përhumbur vetëm unë.

Do të kalojë kohë derisa të rikthehen gjolet
Derisa të rikthehet edhe zogu më i hershëm
Ndaj mbyllni dritaret dhe mos e dëgjoni erën
Por shihni se gjithçka do t’i mbështillet shtjellës.

Në origjinal: “Now close the windows”

Përkthyer nga: Kujtim Morina


robert frost

Lexo edhe:

ROBERT FROST: RRUGA QË S’E MORA

Poezi nga Robert Frost

Dy rrugë në një pyll të verdhë u ndanë,
E mjerisht të dyja s’munda t’i shkelë
E si një udhëtar, ndenja pashë matanë
Gjatë sa munda përmbi njërën anë
Deri ku rruga epej ne drizën dredhë;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult