“Robinson Kruzo” dhe historia e vërtetë e një detari të braktisur në ishull

Daniel Defo lindi në Londër më 1660. Ai ishte djali i një kasapi të quajtur Xhejms Fo (Danieli më vonë e ndryshoi mbiemrin e tij në Defo sepse tingëllonte më bukur).

Danieli i ri mëson në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregtinë duke shitur dhe blerë mallra të ndryshëm. Kështu, ai udhëtoi në të gjithë Evropën. Daniel Defo luftoi kundër mbretit Xhejms ll dhe më vonë u bashkua me ushtrinë e mbretit Uilliam lll. Ai u burgos dy herë, sepse shkroi disa tekste kundër kishës dhe qeverisë. Daniel Defo punoi shumë edhe me gazetën e tij, në të cilën shkroi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet, më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze. Ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në 1731 në Londër. Kur ishte pothuajse 16 vjeç, Daniel Defo filloi të shkruante novela.

Të kësaj periudhe janë veprat: “Kapiten Singwlltoni”, “Moll Flanders” dhe “Roksana”, por libri që e bëri të famshëm në të gjithë botën është “Robinson Kruzo”. Kjo ishte novela e tij e parë, e shkruar më 1719 dhe pati sukses të menjëhershëm. Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe. Defoja u mbështet në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandes, një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor. Ai jetoi atje i vetmuar për katër vjet dhe mundi të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709.

Shumë studiues letërsie e mbajnë Robinson Kruzonë si novelën e parë në krijimtarinë letrare angleze. Ajo është përkthyer në mjaft gjuhë të botës, madje konsiderohet një ndër veprat më të përkthyera në të gjithë botën pas Biblës. Ai është një nga katër shkrimtarët më popullor dhe themelues i romanit anglez, transmeton ‘panorama’. Defo ka shkruar edhe shumë trakte politike të cilat i kanë shkaktuar shqetësime autoriteteve angleze, të cilat e kanë ndëshkuar duke e futur në burg për pak kohë. Njëherësh ai ishte pionier i gazetarisë ekonomike dhe të biznesit.

KRYEVEPRA

Daniel Defo është krijuesi i kryeveprës “Robinson Kruzo”. Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Kruzo ishte i pasionuar pas udhëtimeve detare, por as nëna nuk pranoi që ai të shkonte pasi Robinsoni kishe një jetë të qetë dhe të siguruar. Ai nuk iu bind urdhrave të babait dhe lundroi me një shok. Në vitin 1691 u largua nga Hull për të shkuar drejt Londrës. Ai kurrë nuk mendoi se aventurat e tij do të kishin nisur aq herët dhe do të zgjasnin aq shumë. Ai bashkë me shokun e tij në anije ishin duke lundruar në drejtim të Londrës. Erërat frynin, qielli ishte i mbuluar i tëri nga retë, i mbuluar me shtrëngata.

U detyruan të ndaleshin në Larmuth, derisa të pushonin stuhitë që vinin nga çdo anë. Shumë mendime i silleshin në kokë, shumë ditë kaluan kështu gjersa në Londër mbërritën dhe ai qëlloi në një shoqëri më të mirë. Ishte menduar për faktin që nuk kishte qëndruar në shtëpi, por ai synonte që të fitonte pasuri duke bredhur nëpër botë. Pas disa ditësh të qëndrimit të tij në Londër, ai hipi në anije që shkonte në brigjet e Afrikës. Ky udhëtim ishte aq i keq saqë ai përfundoi si një skllav i mjerë ku takoi një njeri të quajtur Xuri. Kishin aq miqësi të dy saqë në një ditë u arratisën me një barkë të vogël. Të dy ishin duke lundruar nga vendbanimi i të egërve dhe frikësoheshin shumë dhe papritmas një anije po afrohej drejt tyre. Anija e huaj u erdhi në ndihmë, ishte braziliane. Shkuan në Brazil. Atje Robinsoni la Xurin dhe donte të lundronte ende me anije, por më parë, kapiteni i anijes që i shpëtoi, e njohu me një fabrikant që prodhonte sheqer dhe ai vendosi të punonte atje dhe bleu një tokë.

Ne testament e la të shkruar se në qoftë se do të vdiste gjatë këtij udhëtimi, gjysmën e pasurisë do t’ia jepte kapetanit dhe gjysmën tjetër familjes se tij. Me të vërtetë ky udhëtim ishte tepër i hidhur. Duke lundruar kalonin ditët gjersa mund të ndaheshin në ndonjë copë tokë. Papandehur njëri nga bashkudhëtarët pa tokën dhe filloi të bërtiste. “Tokë”, “Tokë” të gjithë u gëzuan, por ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse cepi i anijes u ndesh me një nga shkëmbinjtë e fortë rreth brigjeve të detit. Anija u shkatërrua të gjithë ishin të vdekur, por vetëm Robinsoni kishte mbetur gjallë dhe me anë të notit kishte mbërritur deri në zallishte. Nga aty filloi historia për ishullin e pabanuar ku pas mbesim të gjithë aventurat e “Robinson Kruzo”. Kjo histori interesante e jetës se Robinsonit në ishullin e pabanuar nga shkrimtari “është e shkruar me një frymëzim vërtetë poetësh e kjo pjesë e këtij romani është pjesa më me vlerë njëkohësisht edhe me tepër për lexuesin. Brendia kryesore e romanit është jeta e tij në atë ishull si temë është jeta e mjerë në ishull, është një luftë në mes njeriut dhe vetë natyrës, por kjo luftë në mes njeriut dhe vetë natyrës zhvillohet me kushte aq të jashtëzakonshme saqë edhe fakti më i thjeshtë si krijimi i një jetë të rëndomtë të një njeriu, që kuptohej nga lexuesi si një hap i ri heroik i “Robinsonit” në luftën për të krijuar kushte sa më të mira njerëzore jetësore.

ObserverKult


Lexo edhe:

“DUKE MËSUAR TË JETOJ I VETËM”, FRAGMENT NGA “ROBINSON KRUZO” I DANIEL DEFOES