Roland Shyti: Jorgani i dashurisë

roland shyti

Poezi nga Roland Shyti

Gjethja e fundit s’ka rënë akoma,
ende vjeshta si ka mbaruar ditët.
Shiu i fundit s’ka përfunduar,
as dashuria nuk është shteruar.

Dhe fluturojmë si zogj të hutuar,
une përmbi ty e ti përmbi mua.
Se ndiejmë as shiun e trazuar,
as veriun e egërsuar.

Pas gjethes të fundit do vij dimri,
pas do të vij dhe unë si ketër.
Me fjalë të ëmbla të ngrohim shpirtin,
me puthje të nxehim zemrën.

Të përballojmë si zogjtë dimrin,
të ndezim zjarrin që kemi brenda.
Me dy shkarpa të bëjmë flakë,
nën jorgan të shuajmë dashurinë…

ObserverKult

lexo edhe:

ROLAND GJOZA: ENDE NUK KAM SHPËTUAR NGA CENSURA

“Ende nuk kam shpëtuar nga censura e soc-realizmit. Autokontrolli ka qenë shumë i fortë brenda meje gjatë komunizmit, aq sa tani, edhe pse kanë kaluar dekada, nuk kam mundur të shpëtoj prej tij. Shpesh ndjej veten të jem në pushtetin e censurës”. Roland Gjoza, shkrimtar, skenarist, u shpreh kështu ditë më parë përballë një audience me njerëz të letrave dhe kinematografisë në aktivitetin kushtuar 70-të vjetorit të tij të lindjes nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. “Nuk është e lehtë të heqësh gjithë atë peshë të viteve”, tha ai, duke treguar se sa i fortë ka qenë presioni te shkrimtarët para viteve ‘90-të.
Edhe pse sot Gjoza jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjurmët e së shkruarës janë kudo tek ai. “Do ishte jo e drejtë t’i mohonim, një pjesë e krijimtarisë sonë u shtri në atë periudhë”, tha ai.
Shkrimtari zbuloi detaje të romanit “Edhe Noe kishte frikë nga vdekja”, ku tha se është shkruar pas një udhëtimi dashurie në Paris.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult