Romani “Nën saç”, dëshmi e vuajtjeve të qytetarëve të Pejës

Ditë më parë, në kishën katolike në Pejë, është promovuar romani “Nën saç” i autores Resmije Kryeziu.

Ngjarjet dhe temat e trajtuara në këtë vepër dëshmojnë për vuajtjet dhe përndjekjet e popullit shqiptar, sidomos të banorëve të Pejës, bërë nga regjimi serb gjatë viteve 1944-1966. Romani ka personazh kompozitorin e njohur pejan Halit Kasapolli, por të gjithë qytetarët e Pejës mund ta gjejnë vetën në këtë roman, ka thënë profesor Muhamet Malaj.

Studiuesi Hysen Matoshi ka thënë se me këtë roman Kryeziu ka ruajtur veçantinë etnokulturore dhe etnolinguistike të protagonistëve të romanit që janë nga qyteti i Pejës. Autorja, sipas Matoshit, në këtë roman ka trajtuar presionin, vuajtjet dhe pësimet e qytetarëve pejanë nga regjimi serb. Ndërsa studiuesi Gëzim Aliu ka thënë se qëllimi kryesor në këtë roman është rrëfimi për tragjeditë e popullsisë së Pejës.

Autorja e librit, Resmije Kryeziu, ka bërë me dije se këtë ngjarje, të Kasapollit dhe të shumë të rinjve pejanë, e ka pasur brenda vetvetes që prej fëmijërisë, por ka pasur kohë dhe vullnet ta shkruajë tash, në shenjë nderimi dhe kujtimi për gjeneratat e viteve 1944-1966./epokaere

LEXO EDHE: “Ulurima e ujkut”, një libër që këndon