Në dritare zbriti hëna, shtratin e ndriçoj,
i dehur jam unë nëpër ëndrra, s’di ku fluturoj,
fryma po më ndahet dhe fjalët si gjej dot.
s’dua të më ikësh dhe të humbas.
Sa herë hap sytë e ndjehem vetëm, nisem për tek ty,
të trokas në zemrën tënde, të strukem thellë aty,
pëshpëris në heshtje, një fjalë që s’ta kam thënë,
lërmë të rrijë pranë teje dhe mos më zgjo
Të them të dua pëshpërimë e kësaj nate,
heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash,
mos shko edhe kur të dal prapë dielli
jo ti mos më zgjo
S’di si mund të ndodhi ndryshe të të kem veç pranë,
jam tik-taki i zemrës tënde
fryma jote jam, me ty nëse jetoj,
pa ty në ëndrra vdes,
dhe zemrat asnjë çast jo s’na tradhtuan
Të them të dua ty moj hënë e kësaj nate,
heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash,
mos shko edhe kur të dal prapë dielli jo
mos ti mos më zgjo.
Do t’i lutem natës sonte që pafund të zgjas,
yjet do t’i lus të flasin engjujt në këtë natë,
je tik-tak i zemrës time fryma jote jam
veç një fjalë të jetë e jona veç një fjalë
Të them të dua ty moj hënë e kësaj nate,
heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash,
mos shko edhe kur të dal prapë
dielli jo mos, ti mos më zgjo,
sonte mos shko,
më jep pak frymë mos u largo, ti mos më zgjo
sonte mos shko më jep pak frymë mos u largo.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROSELA GJYLBEGU & RENIS GJOKA: KËPUTA NJË GJETHE DAFINE (TEKSTI DHE KËNGA)