Rovena Dilo: Jeta jepet veç një herë, është e shenjtë…(teksti dhe kënga)

Rovena Dilo: Jeta është e shenjtë

jeta është e shenjtë rovena dilo

Po të kishte dhimbja fjalë/ Do flisnin edhe malet…, kujt nuk i kujtohen këto vargje prekëse të kënduara me shumë emocion nga Rovena Dilo.

Ju ftojmë ta ndiqni:

U këputën yjet dhe ranë në tokë,
Gjethe s’çelën pemët,
E këngën e lanë zogjtë,
Krejt papritur të binte nisi shi,
Jo s’ishte shi, por ishin lotët e mi.

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
T’i jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote,
“E nesërmja është tani”.

Po të kishte dhimbja fjalë,
Do flisnin edhe malet,
Sytë e mi të shkretë sa panë,
Si lajnë as oqeanet,
Jetën jo askush në botë,
Nuk mund ta presë në mes,
Jeta jepet veç një herë,
…është e shenjtë.

U fikën edhe diejt, i mbyllën sytë,
Pas flakës së shtëpive,
Në valle rrotull djajtë,
Të gjithë ëngjëjt morën arratinë,
Me ta në qiell liria rrugën ndrin.

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
Ti jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote
“E nesërmja është tani” …

ObserverKult

Kliko edhe:

ROVENA DILO: DASHURINË S’E KAM HARRUAR, S’E HARROJ (TEKSTI DHE KËNGA)