Një ëndërr të hap kaq plagë (teksti dhe kënga)

Një ëndërr të hap kaq plagë… interpreton Rovena Dilo

Kur dielli lind mbi mal
E fushën ngroh
Ky zjarr që gonxhet mbajnë
Nis dallgëzon
Në rrënjë në çdo petal që flakëron
Rininë e bukur mban dhe jeton e zgjon
Kjo valle si legjendë si një vargmal
Prej syve merr kaq dritë nga zemra e gjallë
Një ëndërr në pranverë të hap kaq plagë
Ky diell bozhuret çel
Mbi to lulet flakë gjithmonë
Petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron

Po çelin në mal po çelin në fushë
Bozhur si zemra jonë
Ti çel për ty o trim o vajzë si yll
Ne mbledhim bozhurë për ju

Ti rritesh përmbi mal e përmbi gur
Një vajzë po thurr kurorë o me bozhur
Kjo valle si legjendë po flakëron
Atje ku ra një trim ti çel e çel gjithmonë,
Gjithmonë petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron.

———————————————————————————————-

LEXO EDHE: ROVENA DILO: GJEJE NJË TJETËR, DHEMBJE E VJETËR (TEKSTI DHE KËNGA)

Gjeje një tjetër
Gjeje një tjetër
dhembje e vjetër

Universi yje plot
Unë nuk jam Armagedon
Gjeje një tjetër
atë shëmto.

Unë shuaj vullkanet me zjarr
Me gjoks uraganet i ndalë
Sot mbretëri jam me fuqi
Vritmë më vonë
nuk mundesh tani

Unë e ti
shembemi, shembemi
Unë e ti
shembemi, shembemi
Bashkë, ne – kullë e letrave
Shembemi, shembemi
Gjeje një tjetër
më të mirë

Unë nuk lëkundem më
Aty ku ndizem, aty nuk fikem

Ende e dua veten
ende mund të çmendem sa herë të dua
e në testin për alkool t’më shkruajë “clean”

Ky moment është froni im

Jeta është si ekstazi
njërin e rrënon e tjetrin ngritë
gjeje një tjetër, je e lirë

Mos ma prek gjurin nën tavolinë
mos ma prek flokun në taksi
jam buzëetur për befasi
hesape qërova me monotoninë.


LEXO EDHE: ROVENA DILO: DORËZOHEM PARA TEJE PA NJË KUSHT…(TEKSTI DHE KËNGA)