Për një çast, më ndali zemra… interpretojnë Rovena Dilo & Pirro Çako
Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri
Më kujtohet, sa shumë prisja,
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe një herë unë të të shihja.
Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra.
Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.
Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia,
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur.
Dashuria nis me ty, me ty mbaron,
Je kuptimi që merr dita sa fillon,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia,
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra.
Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.
Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia,
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur.
————————————————–
LEXO EDHE: PIRRO ÇAKO: NE U PRISHËM PËR HIÇGJË (TEKSTI DHE KËNGA)
Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim,
do të jemi me përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka, puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujërat u ndotën, lumejtë u thanë.
Por, qaraman, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urrejtje brenda.