Pirro Çako: Ne u prishëm për hiçgjë (teksti dhe kënga)

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim,
do të jemi me përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka, puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujërat u ndotën, lumejtë u thanë.

Por, qaraman, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urrejtje brenda.

——————————————————————————-

LEXO EDHE: PIRRO ÇAKO: LETËR DASHURIE (TEKSTI DHE KËNGA)

Nën një hënë amerikane,
Befas ti seç m’u ringjalle
Ironike, delikate,
Sydremitur si një mace.

Qetësisht e pyeta veten:
Pse vazhdon ta dashurosh
Që të shtosh vetminë, braktisjen?
Ti ne djall të shkosh!

Mua s’më dehu dashuria
Por një kokteil që piva kot
Brenda gotës mbytet vetmia
Dhe unë gotën s’e thyej dot.

Me vonesë aty kuptova
Se ne djall ti s’kishe shkuar
Ishe ulur me cigare
Zemrës sime hidhje valle.

Ndaj nga kontinenti tjetër
Në mesnatë
Me dhimbje shkrova
Katër vargje poezie mbi këtë letër:

Mua s’më dehu dashuria
Por një kokteil qe piva kot!
Brenda gotës mbytet vetmia
Dhe unë gotën s’e thyej dot.

Për herë të parë e pashë se dashuria,
kjo fatkeqësi mbretërore nuk vjen vetëm.
Ndaj të lutem, kthema zemrën!
Por asnjëherë këto vargje s’t’i dërgova
Një tjetër shans të fundit të afrova
“Unë të dua!” Ty…

————————————————————————

LEXO EDHE: PIRRO ÇAKO: NDËRMEND E KAM TË TË DUA PRAPË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.