Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shi bie në Tiranë” të kënduar nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

Shi bie në Tiranë,
nga malli ynë
edhe qielli qan.
Je i dehur nga pija,
apo nga dashuria,
ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.

Shi bie në Tiranë,
si nën ombrellë,
ti strukesh nën një palmë.
Gjysma ime treti,
rrugëve të këtij qyteti,
shi bie në Tiranë.

Sa shumë u lagëm e s’ikëm,
sa shumë u endëm e s’ikëm,
harruam ditët dhe vitet
a është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë
dhe shpirti ynë
fluturon mbi Dajt.
Vetja ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.
Zemra ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.

ObserverKult

—————————————————-

LEXO EDHE:

ROVENA DILO: DASHURINË S’E KAM HARRUAR, S’E HARROJ (TEKSTI DHE KËNGA)

Erdhi prilli shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Është një vajzë, vajzë mali
Është e bukur si një yll
Është brenga e një djali
Borë e bardhë, trëndafil.

Erdhi prilli shkriu bora majave
Maleve bie këmbora maleve
E pashë një bilbil mënjanë
Rrinte i struktur qan me vaj
Pse s’këndon po rri veçan’.

E pashë nje bilbil mënjan;
Rrinte i strukur qan, me faj
Pse s’këndon po rri veçant’
Bilbili i mirë qan me lot
Zogjtë dy nga dy jetojnë
Dhe këndojnë në fole
Çajnë qiellin e kaltër
Edhe largohen si rrufe.

Erdhi prilli shkriu bora majave
Maleve bie këmbora, maleve
Gjithë natyra u ndriçua
Edhe ndriçon pafundësinë
Qielli i prillit me një puthje.

Do të zgjojë nga gjumi i largët
Dashurinë s’e kam harruar,
s’e harroj
Thellë në shpirt e kam të shkruar,
sa të rrojë.


LEXO EDHE:

ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR TEK VENDI QË NE DIMË (TEKSTI DHE KËNGA)

Sa herë të kam pritur
tek vendi që ne dimë.
Mes shiut rrëke,
kur era fryn stuhi.

Të dy të lagur, strukur qëndronim
e s’ndjenim ne vetmi.
Vetë më mësove
se dashuria ka diell dhe në shi.
Vetë më mësove
se dashuria gjithë qiellin ka çati.

Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.
Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU