Si një tufë pëllumbash radhë-radhë
Krahët shtrinë dëborë e parë
Retë i falën tokës bardhësi
Zjarr në zemër më dhe ti.
Ku ta gjej mimozen vallë, ku ta gjej?
Ajo çel veçse njëherë.
Në lulzim të saj u njohëm ne
Unë dy fjalë e ti në sy më pe.
Fole ti dhe zogjtë, këngën e lanë
Zemra zemrën ndjeu pranë
Gishtat nëpër flokë e dielli në re
Rritu dashuri e re!
Lulëzo mimozë e çel ti në çdo stinë!
Me aromën tënde rritëm dashurinë.
Ka çdo njeri në jetë një ëndërr të vërtetë
S’e vyshkin vitet, lulëzon dhe rritet
Mbetet gjithmonë e re.
Ka çdo njeri në jetë një ëndërr të vërtetë
S’e vyshkin vitet, lulzon dhe rritet
Mbetet gjithmonë e re.