
Me dashurinë që s’preket
Vetëm deti më lidh
E hudh mollën s’arrin
Në bregun e etur
Vasha me bukë në kokë
Emrin tim e kërkon
E hudh mollën e s’arrin
Unaza bie në ujë
Në shtëpinë time prej koraleve
Vetëm unë
Dhe gjërat që s’preken.
ObserverKult






