Gëte: Rridhni drejt harrimit ju vargje dashurie!

Gëte: Mbanë lumit

Rridhni drejt detit të harrimit,
O vargje t’ëmbla dashurie!
Asnjë djalosh mos ju këndoftë
Dhe asnjë gojë vajzërie

Ju folët vetëm për një vajzë
Që sot po qesh me zjarrin tim
Ju pata shkruar përmbi ujë
Pra, shkoni n’ujë dhe n’harrim!

Përktheu: Lasgush Poradeci

ObserverKult


Gëte

Lexo edhe:

GËTE: NJERIU ME VLERA NDIHET NË SIKLET KUR VLERËSOHET NGA BUDALLENJTË

Johan Volfgang Gëte ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëte është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane.

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 dhe u nda nga jeta me 22 mars 1832.

Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona.

Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, të aktit krijues dhe të dashurisë.

Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane.

Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore. Tërë njerëzit mishërohen në një njeri të vetëm, në personin e Faustit. Tërë kohët përshihen në një jetë të vetme, në jetën e Faustit.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Gëte:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult