Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to…

Thënie të zgjedhura:

Po të mos ishin budallenjtë, bota do të ishte një vend bajat./ Lermontov
Disa njerëz ngatërrojnë çmimin e shtrenjtë të jetës me çmimin e jetës së shtrenjtë./Doug Larson
Jetuan të palumtur sepse kushtonte më pak./Leo Longanesi
Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to./E. W. Howe

Të gjithë budallenjtë që kam takuar deri tani, janë përpjekur të duken inteligjentë./Jonas Jonasson
Nëse jeta të jep limona, bëj limonadë./Elbert Hubbard
Politikani është ai që duke punuar për të mirën tuaj siguron të mirën e vet./Eduard Jurist/ ObserverKult