Rudina Xhaferi, artistja avangarde që e kthen trupin në medium

Rudina Xhaferi shquhet si artiste multidimenzionale që ka lënë shenjë në fushën e skenografisë dhe dizajnit të modës.

“Në jetë gjithçka mund të kthehet në art, por jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë”. Është pakashumë kjo motoja mbi të cilën ndërthuret stili i Rudinës e cila në të shpeshtën e ka trajtuar edhe trupin e saj si medium.

Veshjet të cilat i krijon janë totalisht jashtë skemave e trendit, detajet me të cilat eksperimenton, kthehen në dominante stili, ndërsa instalacionet tejkalojnë kufijtë e imagjinatës. 

Njëra nga performancat që ka mbetur në mendjen e publikut është ajo me titull “Kurgjo s’po ni”, video-intalacion ky ku artistja paraqitet në sallë operacioni tek qep në vesh një rrjetë merimange. Por edhe përmes dizajnimit të thonjëve me anë të së cilëve shprehë mesazhe të ndryshme ajo nxjerr në pah  individualitetin e veçantë artistik.

Artistja prishtinase Rudina Xhaferi (1978) studio në Fakultetin e Arteve/Dega Dizajn Grafik, në Universitetin e Prishtinës ku përfundoi edhe studimet Master  “Rudinizmi-Tipografia e Modës Urbane”.

Në vitin 1997 hapi ekspozitën e parë personale, në Galerinë “Dodona“, Prishtinë.
Punon në mediume të ndryshme: Pikturimin në Thonj, Fotografi, Video, Performancë, Skenografi (TV e Teatër), Kostumografi (Teatër) dhe së fundmi është orientuar në Fashion Design.
Deri tani ka hapur 7 ekspozita personale dhe pjesëmarrëse në mbi 20 ekspozita kolektive, në Kosovë dhe jashtë saj.
 Rudina punon në Radio Televizionin e Kosovës – RTK, prej vitit 2003, fillimisht si skenografe e që nga viti 2011 është mbikëqyrëse e sektorit të skenografisë.

Nga ekspozitat personale vlejnë të përmenden:

  • Qershor 2015: Performansa “Spring”, Teatri Oda, Prishtinë, Kosovë,
  • Qershor 2013: Ekspozita: “LoveEmotionDreamRhythmInspiration“, Muzeu Kombëtar i Kosovës Prishtinë, Kosovë,
  • Gusht 2009: Ekspozita “Kurgjo s’po ni“ (2004-2009), Stacion – Qendra për Art Bashkohor, Prishtinë, Kosovë,
  • Mars 2007: Ekspozita “Rudinizmi-Tipografia e Modës Urbane” Teatri Oda, Prishtinë, Kosovë,
  • Shtator 2003: Galeria Kos, Lubjanë, Slloveni,
  • Mars 1999: Univerziteti Amerikan në Bullgari, Bllagoevgrad, Bullgari,
  • Maj 1997: Galeria Dodona, Prishtinë, Kosovë

    Ndërsa nga ekspozitat kolektive:     
  • Janar 2019: Ekspozita “Burrneshat”, Galeria e Arteve të Kosovës,
  • Maj 2016: Ekspozita nga Koleksioni i Galerisë Kombëtare “Rindriçim kompozicionesh figurave”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Maj 2015: Ekspozita “A doni dicka të embël”, Piran, Slloveni,
  • Shtator 2009: Ekspozita “3K ARTKNOW-Italienska Palaset“, Vaxjo, Suedi,
  • Shkurt 2009: Ekspozita “Ballkan Demokracy“, Bregenz, Austri,
  • Maj 2008: Bienalja e 13 e Artistëve të Rinj nga Evropa e Mesdheu, Bari, Itali,
  • Mars 2008: Artistët në Rezidencë 2008, Galeria ArtPoint, Kultur Kontakt, Vienë, Austri,
  • Shkurt 2007: Ekspozita “Videology”, Medzinarodna Vystava Videoartu, Bratisllavë, Sllovaki,
  • Nëntor 2005: Ekspozita “Artistët e së Nesërmes 2005”, Balkans Artists, Pragë, Çeki, Shtator 2005: Bienalja e 12 e Artistëve të Rinj nga Evropa e Mesdheu”, Napoli, Itali, Gusht 2005: Ekspozita “Weather Report Project” – Holandë, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Prill 2005: Ekspozita “Çmimi Muslim Mulliqi”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Nëntor 2004: Ekspozita “Salloni i Nëntorit”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Korrik 2004: Ekspozita “Kosova Art Modern” Galeria Kombëtare e Artit Modern, Mumbai, Indi,
  •  Dhjetor 2003: Ekspozita “Onufri 2003”, Galeria Kombëtare, Tiranë, Shqipëri, Dhjetor 2003: Ekspozita “Çmimi Muslim Mulliqi”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Nentor 2003: Ekspozita “Artistet e së Nesërmes”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Shtator 2003: Ekspozita “Kosova The New Realism” Galeria ECKE-Augsburg, Gjermani,
  • Qershor 2003: Bienalja e 11 e Artisteve te Rinj nga Evropa e Mesdheu, Athine, Greqi, Dhjetor 2002: Ekspozita “Artistët e së Nesërmes 2002”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Shkurt 2002: Ekspozita “NE”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Nëntor 2001: Ekspozita “Retrospektive e Dizajnit Kosovar”, Galeria e Arteve te Kosovës, Prishtinë Kosovë,
  • Mars 2001: Ekspozita “Kthimi”, Univerziteti Mimar Sinan, Stamboll, Turqi,
  • Dhjetor 2000: Ekspozita e Fotografisë Artistike “Udhëtime në kujtesë”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Korrik 1997: Ekspozitë e Studentëve, Qendra e Kulturës, Tetovë, Maqedoni.

Shpërblime:

  • Nëntor 2004: Çmimi i parë, Ekspozita “Salloni i Nëntorit”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë Kosovë,
  • Korrik-Shtator 2018:  Pjesëmarrëse në FashionFilm FestivalChicago2018.


Por ajo ka punuar edhe:

  • April-June 2017: Kuratore ( me artistin Alban Muja ) në Ekspozitë “Artistët e rinj 2017”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë, Kosovë,
  • Dhjetor 2016: Anëtare e grupit punues për hartimin e rregullores për shpërblime në fushën e artit vizual, në Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Dhjetor 2016: 
  • Anëtare e Komisionit vlerësues për ekspozitat vjetore (2017) në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
  • Tetor 2016 – Qershor 2017: Ligjeruese në Shkollën e Modës Design Factory , Tetor 2016: Ligjeruese, bashkëpuntore e jashtme, në Fakultetin e Arteve, pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; Janar 2016: Kostumet për shfaqjen “Budallenjtë”, Teatri Kombëtar, Prishtinë, Kosovë,
  • Prill 2014: Anëtare Jurie në Ekspozitën “Ar6stët e së Nesërmes”, Galeria e Arteve të Kosovës, Prish6në, Kosovë,
  • Gusht 2013: Skenografinë për serialin “Kafeneja Jonë”,
  • Gusht 2012: Kostumet për shfaqjen “Stacioni i fundit”, Teatri Oda, Prish6në, Kosovë,Mars 2010:
  • Kostumet për shfaqjen “Macja mbi ça6ne e nxehtë”, Teatri Kombëtar, Prishtinë, Kosovë,
  • Tetor 2010: Kostumet për shfaqjen “Zonja që i donte pinguinët”, Teatri Oda, Prishtinë, Kosovë,
  • Janar 2009: Skenografinë e Kostumet për shfaqjen “Albanicum”, Teatri Kombëtar, Tetovë, Maqedoni,
  • Janar-Mars 2008: Ar6stët në Rezidencë 2008, Kultur Kontakt, Vienë, Austri, Shtator 2007: Skenografinë për shfaqjen “Çmendina”, Teatri Kombëtar, Tetovë, Maqedoni,
  • Prill 2006: Skenografinë dhe Kostumet për shfaqjen, “Bualli Amerikan”, Teatri Oda, Prish6në, Kosovë,
  • Janar 2006-2007: Anëtare Bordi në Galerine e Arteve të Kosovës,
  • Qershor 2003: Filloi punen e skenografes në Radio Televizionin e Kosovës, RTK, Shtator 2002: Kostumet për koncertin: Tingujt e Flautit:”, Teatri Kombëtar, Prishtinë, Kosovë,
  • Qershor 2002: Hapi studion personale,
  • Janar 2001: Pjesëmarrëse në “The Weather Report” Holandë

Në vazhdim ObserverKult ju sjell në mini-ekspozitë me punimet e saj:

ObserverKult

Lexo edhe:

PENGU I DIVËS ANITA TAKE: “JAM FAJTORE PËR…”