Rudyard Kipling: Nënë, o nëna ime!


Poezi nga Rudyard Kipling

Nëse do të më varnin në majë të asaj kodre,
Nënë, o nëna ime!
E di që pas do të më ndiqte veç dashuria jote,
Nënë, o nëna ime!

Nëse do të mbytesha në detin më të thellë,
Nënë, o nëna ime!
Lotët e tu deri n’fund do t’më kishin përcjellë,
Nënë, o nëna ime!

Nëse trup e shpirt një ditë do të m’i mallkonin,
E di se vetëm lutjet e tua do të më shpëtonin,
Nënë, o nëna ime!

Përkthyer nga Ag Apolloni

ObserverKult


Lexo edhe:

KIPLING: AI QË ECËN I VETËM, GJITHMONË MBËRRIN MË LARG SE ATA QË ECIN NË TURMË!

Rudyard Kipling ishte gazetar, tregimtar, poet dhe romancier anglez. Lindi më 30 dhjetor 1865 në Indi, vend i cili ka ndikuar shumë në veprën e tij.

U nda nga jeta më 18 janar 1936 në Lindër. Kiplingu është fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1907.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Rudyard Kipling:

Nëse nuk arrin çfarë dëshiron, kjo është shenja që nuk e dëshiron mjaftueshëm.

Kemi një million arsye për të humbur, por asnjë justifikim.

Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU