Rumena Buzarovska: Vëllazërimi dhe Bashkimi

Njё nga gjёrat mё tё mira rreth Jugosllavisё qё mbaj mend nё mesin e viteve 1980 janё verat e gjata. Gjatё korrikut dhe gushtit, Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisё (tash Maqedonia e Veriut), nuk do tё ishte gjё tjetёr veҫse njё peizazh i shkretё ёndёrrimtar, i shoqёruar nga kolona zanore e bulkthёve. Unё dhe vёllai im pushimet e gjata nga shkolla i kalonim nё Mavrovё, nё njё shtёpi qё gjyshi im e kishte ndёrtuar sё bashku me shokun e tij partizan nga Lufta Civile Greke, gjyshi im grek dhe shoku i tij me pёrkatёsi etnike maqedonase. Lagjja e shtёpive verore dukej se banohej kryesisht nga pensionistё qё kujdeseshin pёr nipёrit dhe mbesat e tyre. Ndёrsa gjyshёrit luanin tavёll, kujdeseshin pёr kopshtet e tyre, gatuanin dhe piqnin, pinin raki dhe uzo dhe dremitnin pas vakteve tё mёdha, fёmijёt bredhnin rrugёve tё pashtruara, pyjeve dhe korijeve pёrreth, duke luajtuar kukafshehthi, dhe  “Partizanё dhe Gjermanё” nёse ishin djem, dhe do tё shtireshin si princesha nёse ishin vajza.

Mbaj mend qё njё ditё luaja me dy vajza tё vogla dhe pata njё grindje tё vogёl me njёrёn prej tyre. Vajza me tё cilёn u grinda – quhej Viki – u pёrpoq tё mё minonte para Betit, vajzёs tjetёr. Ajo u kthye drejt saj, me sy tё vegjёl dhe tё ngushtё, dhe tha: “Ti po luan me njё fёmijё grek”. Mё kujtohet qartё habia ime me atё qё tha Viki dhe shpejtova tё mbaja njё qёndrim patronizues, tё gjithdijshёm, duke dёrdёllitur me nervozizёm se ne jetonim nё njё vend ku “vёllazёrimi dhe bashkimi” ishin rregull.

            Shkova nё shtёpi mjaft e tronditur dhe ia raportova sherrin familjes sime. Ata m’u pёrgjigjёn me tё qeshura me zё tё lartё. “Vёllazёrimi dhe bashkimi!” pёrsёrisnin duke mё bёrё tё ndihesha sikur mё tallnin. Duhet tё kem protestuar kundёr reagimit tё tyre, ndoshta duke u zemёruar dukshёm derisa mё pёrqeshnin. Gjyshi mё buzёqeshi me dhёmbin e tij tё artё, duke mё thёnё se ata nuk po qeshnin bash me mua, dhe se nё fakt kisha tё drejtё.

Nuk isha e bindur. Mendoja pёr sloganin e gdhendur nё trurin tim nga shkolla dhe media “vёllazёrim dhe bashkim”. Sa mё shumё e pёrsёrisja frazёn, aq mё shumё imagjinoja  se pas saj kishte njё kuptim tё fshehur qё nuk po e merrja vesh, njё kuptim qё tё rriturit e dinin shumё mirё, por e fshihnin nga unё, kushedi pse. Ndihesha po aq e hutuar sa atёherё kur njё grup djemsh tё udhёhequr nga fqinji im 10 vjeҫar kishte lyer me bajgё tё lopёs dorezёn e derёs sё njё shtёpie fqinje, sepse nё atё shtёpi jetonin shqiptarёt. U hutova edhe mё shumё pёr shkak se djemtё mё pas nuk mё flisnin, sepse kishin marrё vesh se u kisha treguar prindёrve tё mi pёr bajgёn dhe dorezёn. Nuk isha e sigurt se ҫfarё kisha bёrё gabim, dhe as pse djemtё ia kishin bёrё kёtё fqinjёve tanё. Nuk e kisha parё kurrё familjen shqiptare qё qёndronte nё shtёpinё e pёrrallave, pranё pyllit. Nuk shoqёroheshin me askё, jetonin tё mbёshtjellё nё errёsirё.

Ato vera tё ngarkuara me njё ndjenjё magjike dhe tensioni – me tё qeshura kumbuese dhe biseda tё heshtura – pёrfunduan kur u larguam nga vendi qё u zhduk bashkё me fёmijёrinё time. Prindёrit e mi na ҫuan nё Arizonё ku trupi im filloi tё ndryshonte, duke mё thёnё se njerёzit sё shpejti nuk do tё mё konsideronin mё fёmijё. Trupi im ndryshoi nё kёtё konfuzion tё tё qenit nё njё tokё tё huaj aq tё ndryshme nga e jona, sё bashku me vdekjen e gjyshit tim dhe luftёn e shpёrbёrjes sё Jugosllavisё. Nёna ime qёndronte para televizorit: luftё, kjo ёshtё luftё. Kishte pamje grash me shami, fёmijё tё ndyrё dhe pleq tё dobёsuar duke ecur me mundim nё njё varg karrocash. Sytё e nёnёs sime ishin plot me lot, ndёrsa gojёn e mbante tё hapur. E dija se kjo ishte diҫka e tmerrshme, dhe nga bisedat urgjente mes prindёrve tё mi dhe miqve tё tyre imigrantё kuptova se ekzistonte mundёsia qё ne tё mos ktheheshim kurrё mё. Shteti ku linda nuk ekzistonte mё. Lufta, diҫka qё ekziston nё tekstet shkollore, diҫka qё gjyshi im kishte ndihmuar tё zgjidhej, u kthye dhe po ndodhte nё shtёpi, nё tokёn e vёllazёrimit dhe bashkimit.

Por ne u kthyem. Edhe gjёrat kishin ndryshuar. Nuk kishte mё fotografi tё Titos qё na shikonte nga qendra e klasёs. Nuk mё mungonte ajo fotografi, edhe pse mё bёnte tё ndihesha e qetё kur isha fёmijё: dikush qё ishte trim dhe i sjellshёm po mё shikonte duke bёrё punё tё mira. Por unё po shndёrrohesha nё njё grua tё re dhe nuk kisha nevojё pёr syrin e njё njeriu tjetёr qё tё monitoronte nё mёnyrё kritike suksesin tim. Nuk mё munguan sirenat qё lajmёronin tragjedinё e vdekjes sё tij, bashkё me ngrirjen e frikshme qё frymonte. Papritur, nuk u ndjeva aq keq se kisha lindur nё vitin pas vdekjes sё Titos. Nuk ishte mё njё humbje e tillё qё jeta ime tё mos mbivendosej me tё tijёn, dhe ndihesha nё siklet sa herё kujtoja si qёndroja nё shtratin e prindёrve tё mi, duke shikuar me kujdes njё portret tё Titos nё kopertinёn e njё libri tё caktuar pёr shkollё, duke u pёrpjekur qё t’ia krisja vajit, duke shtrydhur njё lot tё vetёm.

Gjёrat kishin ndryshuar. Ne ishim tё lumtur qё kishim mё pak orё mёsimi sepse orёt e gjuhёs serbo-kroate ishin anuluar. Vetёm njё orё mёsimi pёr brez – nё rastin tim, timin, pёr zemёrimin e madh tё bashkёmoshatarit tim – do tё mёsonte njё gjuhё shtesё pёrveҫ anglishtes, dhe ajo ishte rusishtja. Ishte njё gjё, megjithatё, qё ne ndjemё se na kishin grabitur. Kur hymё nё klasёn e parё, tё gjithёve na dhanё shalle tё kuqe dhe kapele blu dhe na deklaruan “Pionerёt e Titos” nёn njё flamur tё kuq. Kjo na bёri tё ndiheshim pjesё e diҫkaje mё tё madhe. Pastaj nё klasёn e shtatё, mё 25 maj, nё ditёlindjen (jo tё vёrtetё) e Titos dhe Ditёn e Rinisё, ne duhej tё bёheshim “Tё rinjtё e Titos”, gjё qё pasohej nga njё udhёtim nёpёr Jugosllavi. Papritur, ne nuk do tё ishim mё tё rinj, disi tё mos rriteshim kurrё zyrtarisht. Dhe lajmet e udhёtimit ishin veҫanёrisht tё zymta. Tani do tё shkonim nё njё udhёtim pёr tё parё vendet qё kishim parё tashmё, duke u bredhur nё njё vend qё mund ta kaloni pёr dy orё nё tё dy drejtimet. Unё nuk do tё shihja Adriatikun. Nuk do t’i shihja stalaktitet, stalagmitet dhe olmat e Shpellёs sё Postojnёs. Nuk do tё shihja ku takohen Danubi dhe Sava. Tashmё ndihej njё atmosferё ngulfatёse.

Nё njё farё mёnyre, pёr shumё vite, asnjёherё nuk kam ndier mungesёn e ndonjё gjёje jugosllave pёrveҫ hapёsirёs. Maqedonia disi ishte jashtё saj: shumё larg nё jug, ashtu si Sllovenia shumё larg nё veri. Nuk ishte kurrё e rёndёsishme, me ne qё flisnim njё version ekzotik tё njё gjuhe slave qё kuptohet mё pak se gjysma, qё na marrin si dashamirёs tё lumtur tё muzikёs sё vallёzimit qё duan tё hanё domate dhe speca pranё njё liqeni tё bukur. Dukej sikur edhe maqedonasit e ndjenin kёtё version tё reduktuar tё vetes sё tyre, kёshtu qё nё mёnyrё tё dёshpёruar e ngurtёsuan shqiptimin e tyre tё “ch” dhe “dzh”, kapardiseshin me serbishten e tyre tё majtё dhe tё djathtё dhe iu referoheshin kinemasё dhe muzikёs jugosllave tё viteve ’80. Pёr ne qё kemi lindur nё vitet ‘80, tё cilёve u mungonin tё afёrmit nga jashtё Maqedonisё, tё cilёt ishin shqiptarё – apo grekё, siҫ ishte gjysma e familjes sime – ishte gjithmonё njё vёshtrim nёnҫmues dhe i befasuar tё mos dije serbishten nё mёnyrё tё pёrsosur dhe tё mos i kuptoje referencat jugosllave.Tё thuash “Nuk e di” ёshtё mjaft e vёshtirё, por tё thuash “Ti nuk e di kёtё?! E ke seriozisht?!” herё tё panumёrta ёshtё edhe mё e vёshtirё. Jo vetёm qё ishim mё tё vegjёl tani qё nuk ishim mё pjesё e Jugosllavisё, por ishim mё tё vegjёl mes vete.

Ishin tё njёjtat breza me njё kompleks inferioteti jugosllav qё na ndihmuan tё besojmё se vendi ynё ishte pothuajse asgjё, se ne nuk pёrbёnim asgjё dhe se e kaluara ishte shumё mё e mirё se e ardhmja, duke na shtyrё tё mendojmё se duhet tё ikim nga kёtu dhe tё harrojmё rivlerёsimin e sё kaluarёs sonё qё pёrjashtonte njё tё katёrtёn e popullsisё sonё, popullatёs, dyert e sё cilёs i kemi lyer me bajgё lope. Nostalgjia u rrit dhe vazhdon tё rritet si myku i veshit, duke marrё pёrsipёr ҫdo lloj aftёsie pёr tё dёgjuar tё ardhmen dhe nё tё vёrtetё pёr tё marrё kontrollin. Ёshtё hakmarrje e padashur e brezit, tё cilit rinia e ёmbёl e detit i pёrfundoi nё masakra, dhe mё pas, izolim.

Por e kuptoj frustrimin dhe ndjenjёn e pafuqisё. Kalimi i disa kufijve brenda 900  kilometrave ёshtё qesharake, siҫ ёshtё edhe krijimi i kufijve mes gjuhёve dhe kulturave tё pёrbashkёta. Tё qenit i vogёl dhe i kufizuar ёshtё asfiksuese dhe klaustrofobike, pengon zhvillimin. Megjithatё, pёr brezin tim, janё artistёt, aktivistёt dhe punёtorёt e kulturёs ata qё kanё arritur t’i kapёrcejnё ata kufij duke punuar sё bashku nё njё hapёsirё tё pёrbashkёt qё tani e quajmё ish-Jugosllavi, ose “rajon”. Paradoksalisht, pёr mua, ёshtё ky “rajon” dhe kjo Jugosllavi qё tani ekziston mё shumё se ndonjёherё mё parё. Ҫuditёrisht, ёshtё pёrmes kёsaj lidhjeje tё re qё po mёsoj pёr njё vend tё vjetёr qё nuk e kisha pёrjetuar me tё vёrtetё. Bile edhe mё e ҫuditshme ёshtё se ndjej njё identitet dhe dashuri tё re pёr kёtё hapёsirё tё pёrbashkёt, njё hapёsirё qё tani pёrveҫ vёllazёrisё pёrfshin edhe motёrinё, duke u bashkuar nё njё nivel tё vёrtetё.

Unё do tё pranoj se ende jam njё autsajder. Janё gjuhёt qё ishin joserbe/boshnjake/ kroate/malazeze, kulturat e tё cilave nuk ishin kurrё pjesё e tabllosё sё plotё. Pёr tё qenё pjesё e saj, duhet tё dish tё flasёsh, dhe pёrmes kёsaj gjuhe vijnё referencat dhe historia dhe idiomat vendase qё na japin tё gjithёve bukurinё e dijes. Pra, tani pёr tani, ndihem si njё gjysmё e huaj, e lumtur qё mund tё marr pjesё.   

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObseverKult


Lexo edhe esetë e tjera të këtij projekti:

BLERINA ROGOVA GAXHA: EASY LIFE
FARUK ŠEHIĆ: ORA E APOKALIPSIT
TOMISLLAV MARKOVIQ: TЁ JETOSH NЁ NJЁ SKENЁ KRIMI

XHEVDET BAJRAJ: ARKIPELAGU JUGOSLLAVIA 1991-2021
DRAGO JANČAR: ARKIPELAGU JUGOSLLAVIA – TRIDHJETË VJET
LIDIJA DIMKOVSKA: JUGOSLLAVIA NË JETËN TIME, JETA IME NË JUGOSLLAVI NË DHJETË PIKË