Rumi: Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy…

rumi poezi per observerkult

ObserverKult ju sjell disa thëniet të poetit të njohur persian, Rumit:

Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër.

Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima.

Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët.

Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja.

Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar.

Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër.

Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty,

E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.

ObserverKult


Lexo edhe: