Russell: Dashuria mund të lulëzojë vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë

ObserverKult ua djell disa thënie të Bertrand Russell:

Problemi me këtë botë është se njerëzit mediokër janë tepër të sigurt dhe inteligjentët plot dyshime.

Interpretimi i një budallai për atë që një i mençur e thotë, nuk mund të jetë kurrë i saktë, sepse budallai, në mënyrë të pavetëdijshme, atë që e dëgjon e përkthen në atë që mund ta marr vesh.

Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.

Frika kolektive e stimulon instinktin e tufës dhe është e prirur të prodhoj egërsi drejt atyre që nuk konsiderohen si pjesë e saj.

Mos kini frikë të jeni të çuditshëm në mendime, sepse çdo mendim i pranuar ka qenë dikur i të njëjtës natyrë.

Njerëzit lindin injorantë, jo budallenj. Ata budallallepsen nga edukimi.

Askush nuk bën thashetheme për virtytet e fshehta të njerëzve.

E vetmja gjë që do ta shpëtojë njerëzimin është bashkëpunimi.

Njerëzit që janë vërtetë mendjelartë, janë indiferentë ndaj lumturisë, në veçanti ndaj lumturisë së personave të tjerë.

Liria e mendimit mund të ekzistojë vetëm kur qeveria ndjehet e sigurt.

Jeta e mirë inspirohet nga dashuria dhe udhëzohet nga dija.

Dashuria mund të lulëzojë vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë; ajo është e prirur të shkatërrohet nga ideja e obligimit; Të thuash se është detyra e juaja të dashuroni kështu e ashtu, është mënyrë më e sigurt që të shkaktosh urrejtjen e atij ose asaj.

Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!

Frika është burimi kryesor i besëtytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!

Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh!

Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë!

Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë.

Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani.

ObserverKult