Sabina Darova: Kur të më duash

Vritmë ngadalë
Kur të më duash
Se dua të vdes pa u ndjerë
Me lakuriqësinë e natës
Brenda mishrave të tu
Ashtu si ajo flaka
E fitilit të ndezur
Në këndin më të thellë mistik.

Vritmë ngadalë
Kur të vijë ajo natë
Pranë zemrës tënde
Ndërsa ndjej pulsimin rubin
Tek shkrihem si vaji mbi lëkurë
Në një përqafim fatal
Përzier në aromë rrëshire.

Unë dhe ti,
Mistikisht të vetëm,
Të padukshëm.

ObserverKult


Këpucët që kërkonin dritë…

Lexo edhe:

SABINA DAROVA: KUR TË HUMBA…

Kur të humba
Nuk ishte e martë siç ra Kostandinopoja.
As e premte
Ditë kur falen mëkatet.
Të hënën përjashtoj patjetër
Sepse në një fillim jave
Djegin energji mushkëritë.
Ndoshta diku ndërmjet
Të shtunës e të dielës
Kur koha tërhiqet për bishti
Në diskutime të trishta
E faji mbetet gjithnjë jetim.
Mbeti e enjtja, por as ajo s’më bind
Ditë kur bëhen plane për fundjavë.
Madje nuk të humba siç thuhet
Pak e nga pak çdo ditë
Siç ndodh zakonisht.
As gënjeshtrat që pëshpërite
Ato pasdite me shi,
Nuk më trembën.
Më pëlqeu të isha pak fëmijë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SABINA DAROVA: KËPUCËT QË KËRKONIN DRITË…

Gjithmonë i kam parë me simpati këpucët e vendosura në radhë pranë pragut të derës, sidomos tek hyrjet e pallateve. Më përcillnin ngrohtësi, edhe pse nuk ishin këpucë të firmosura, të bukura apo të reja. Dëshmonin numrin e pjesëtarëve të familjes apo miqtë që kishin bujtur pa telefonuar a marrë leje. Ashtu ishin ato kohë të largëta, të thjeshta, pa zhurmë, por sa të dashura! Më kujtohet se në fëmijërinë e hershme tashmë, netët kur shfaqeshin filmat serialë ” David Koperfildi” apo ” Shigjeta e zezë”, tek hyrja e një pallati në katin e dytë të pallatit përballë, rreshtoheshin dhjetë palë këpucë fëmijësh, për të ndjekur filmin në televizorin e vetëm ekzistues të lagjes. Ndjeja pak ndroje kur i shihja, sepse mendoja që isha e para nga radha që i afrohesha shtëpisë së shoqes time të ngushtë, por gabohesha. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult