Kur të humba
Nuk ishte e martë siç ra Kostandinopoja.
As e premte
Ditë kur falen mëkatet.
Të hënën përjashtoj patjetër
Sepse në një fillim jave
Djegin energji mushkëritë.
Ndoshta diku ndërmjet
Të shtunës e të dielës
Kur koha tërhiqet për bishti
Në diskutime të trishta
E faji mbetet gjithnjë jetim.
Mbeti e enjtja, por as ajo s’më bind
Ditë kur bëhen plane për fundjavë.
Madje nuk të humba siç thuhet
Pak e nga pak çdo ditë
Siç ndodh zakonisht.
As gënjeshtrat që pëshpërite
Ato pasdite me shi,
Nuk më trembën.
Më pëlqeu të isha pak fëmijë…
Të humba atëherë,
Atëherë kur fytyra jote e ngrirë
Kërcënoi plot cinizëm vështrimet
E me gisht tregues bërtiti:
“Këtu komandoj unë,
Ta dish!”
ObserverKult
lexo edhe:
SABINA DAROVA: KËPUCËT QË KËRKONIN DRITË…
Gjithmonë i kam parë me simpati këpucët e vendosura në radhë pranë pragut të derës, sidomos tek hyrjet e pallateve. Më përcillnin ngrohtësi, edhe pse nuk ishin këpucë të firmosura, të bukura apo të reja. Dëshmonin numrin e pjesëtarëve të familjes apo miqtë që kishin bujtur pa telefonuar a marrë leje. Ashtu ishin ato kohë të largëta, të thjeshta, pa zhurmë, por sa të dashura!
Telkstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult