Nga ajo Orë e Mirë që t’kam parë
më ke rrëmbyer
pa ma thënë as edhe një fjalë
Pas teje vij e nuk zmbrapsem
pa çka nëse prej fjalëve të botës
përbaltem
Ti sillu e shtiru si të duash
nuk më ftohë kurrënjëherë
Është dashuria ime
e pulset e kësaj zemreje
që kah Ti më grishin përherë
As edhe një trohë me Ty mos qofsha
apo kurrë më mos të pafsha
prej qenies sime nuk t’largoj
Për fatin tim që s’e shkrova vetë
ajo ëndrra që e kërkoja
ende je
(20 gusht 2015 – 27 gusht 2023)
ObserverKult
Lexo edhe:
SABIT RRUSTEMI: KËTË ZEMËR VETËM MOS E LË
Poezi nga Sabit Rrustemi
andej dritares je
shtegut të ngrirë prej bore
nën flokët e blerta të pishave
e brenda s’hyn
a unë që nga mesnata e vjeme
e parvjeme pres
mosardhjen
filli i kujtesës
ndizet dejve e s’shuhet
deri në pikën e fundit të gjakut
të frymës
asaj fryme që ende s’u tha e tëra
buzët
që moti e kanë harruar shijen e puthjes
asaj lëkure ngjyrëzjarri
që t’sosë si acari
i kësaj stine që ma solle pas vjeshtës
mes kockash diku
lëpihet gjuha
e nuk nxjerr zë
mësa ti
lëvizi së paku gishtat
ato maje të buta
të buta e dridhshme
poreve që thithin dritë
ajër
dhe pak jetë të mbetur
palpetave të shpresës që dritëzon
këto dritëza sysh nën vetulla po i heq
e po i vë shtegut që e erri
pjesa e zezë e ditës
sall nisu
e gjallë ndihu
kudoqofsh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
PËRNATË FSHIHESH E MË VJEN NËPËR COPËRA FJALËSH, POEZI NGA SABIT RRUSTEMI
Poezi nga Sabit Rrustemi
Përnatë fshihesh e më vjen nëpër copëra fjalësh
udhëve të ajrit me njomësinë e barit e freskun e mëngjesit
në pikë të natës dejsh më zgjon e më rinon
një tjetër njeri në mua krijon me një mal dëshirash n’ gji
pa çka pse nuk t’ shoh as nuk t’ prekë e s’ di as ku rri
botën tënde atë mrekulli të paparë ma shpërfaq për bukuri
universi i kaltër brenda syrit tënd agon me një diell të ri
si heroinë e përhershme shpirti ankthesh më çliron
hapësirën e qenies sime vetëm me dashuri e mbulon
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult